Sport Ndërkombëtar

Portugalia “rrëmben” tre pikë në udhëtim ndaj Azerbajxhanit

Portugalia shënon fitoren e radhës

Ani pse Cristiano Ronaldo nuk luajti sonte, Portugalia ka arritur të shënojë fitore në udhëtim ndaj Azerbajxhanit me rezultat 0-3.

Për ish-kampionët e Evropës, golat u shënuan nga Bernardo Silva, Andre Silva dhe Diogo Jota, transmeton Shqip.com

Me këtë trepikësh të “rrëmbyer” sonte, Portugalia ka arritur në kuotën e 13 pikëve dhe është lidere në Grupin A.

Në anën tjetër, Azerbajxhani mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pikë dhe ka humbur gjasat që të kualifikohen në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Në kuadër të këtij grupi, me fillim nga 20-45 do zhvillohet edhe ndeshja tjetër ku Republika e Irlandës do luajë ndaj Serbisë./Shqip.com

Goli i shënuar nga Diogo Jota
Goli i shënuar nga Bernardo Silva