Sport Ndërkombëtar

Portugalia po shkëlqen ndaj Zvicrës, shënon Ramos  

Portugalia dhe Zvicra po luajnë për biletën e fundit që dërgon në çerekfinale, shkruan Shqip.com.

Portugalia e shënon edhe golin e tretë ndaj Zvicrës. Ishte Goncalo Ramos i cili shënoi golin e dytë personal sonte në minutën e 51-të të ndeshjes.

Portugezët vijnë si fitues të grupit, ndërsa Zvicra nga pozita e dytë ne grup.

Te luzitanët nga minuta e parë në sulm luajnë Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Gonçalo Ramos dhe Joao Félix, duke e lënë në bankë Cristiano Ronaldon.

Në anën tjetër te helvetët po luajë me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin kurse Ardon Jashari është në bankën e rezervistëve,

Ndeshja ka filluar në ora 20:00.

/Shqip.com