Portugalia nuk ndalet, Pepe shënon me kokë ndaj Zvicrës
Publikuar:
(06.12.2022 20:35:47)

Portugalia dhe Zvicra po luajnë për biletën e fundit që dërgon në çerekfinale, shkruan Shqip.com.
Portugalia e ka dyfishuar rezultatin teksa Pepe ka shënuar në minutën e 32-të me kokë për 2:0.
Portugezët vijnë si fitues të grupit, ndërsa Zvicra nga pozita e dytë ne grup.
Te luzitanët nga minuta e parë në sulm luajnë Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Gonçalo Ramos dhe Joao Félix, duke e lënë në bankë Cristiano Ronaldon.
Në anën tjetër te helvetët po luajë me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin kurse Ardon Jashari është në bankën e rezervistëve,
Ndeshja fillon në ora 20:00.
/Shqip.com