Sport

Portugalia nuk heq dorë nga Mourinho

Portugalia vazhdon të ëndërrojë José Mourinho, për pankinën e kombëtares. Pas zhgënjimit të eliminimit në çerekfinale të Botërorit 2022 dhe lamtumirës së Fernando Santos, Federata luzitane kërkon një emër të madh.

Special One mbetet në krye të listës së dëshirave të portrugezëve. Sipas A Bola, është planifikuar një takim mes presidentit federal, Fernando Gomes dhe trajnerit të Romës.

Mourinho do të qëndrojë në atdhe për festën e Krishtlindjes edhe pas përfundimit të kampit stërvitor të verdhekuqve në Albufeira, që u mbyll sot.

Por trajneri portugez duhet të kthehet në kryeqytet më 26 dhjetor. Përpara kësaj date tekniku do të takohet me drejtuesit federalë për të vlerësuar së bashku mundësitë e punësimit të tij si trajner.

Tifozët portugez nuk kanë asnjë dyshim për njeriun që duan t’i drejtojë në Euro 2024. Ata kërkojnë José Mourinho si trajnerin e ardhshëm të Portugalisë.

Ky është rezultati që del nga një sondazh i gazetës lokale A Bola, pikërisht për këtë çështje. Special One mposhti të gjithë konkurrencën, duke mbledhur 40.3% të votave. Në vendin e dytë, shumë prapa, Rui Jorge (11.6%). Ai ka lënë pas Leonardo Jardim dhe Abel Ferreira.

/Shqip.com