Sport Ndërkombëtar

Portugalia kalon në epërsi ndaj Ganës, shënon Ronaldo

Portugalia dhe Gana po e zhvillojnë ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, shkruan Shqip.com.

Portugalia ka kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 65-të kur nga penalltia shënoi Cristiano Ronaldo.

Ishte vet kapiteni i portugezëve që e fitoi penalltinë.

Përballja po zhvillohet në Stadium 974 në Doha dhe të dyja skuadrat luajnë për të marrë pikë të plota.

/Shqip.com