Portugalia e realizon edhe golin e pestë
Publikuar:
(06.12.2022 21:30:39)

Portugalia dhe Zvicra po luajnë për biletën e fundit që dërgon në çerekfinale, shkruan Shqip.com.
Portugalia e ka shënuar edhe golin e pestë ndaj Zvicrës. Ishte Goncalo Ramos që shënoi hat-trickun e tij në minutën e 67-të të ndeshjes për rezultatin 5:1.
Portugezët vijnë si fitues të grupit, ndërsa Zvicra nga pozita e dytë ne grup.
Te luzitanët nga minuta e parë në sulm luajnë Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Gonçalo Ramos dhe Joao Félix, duke e lënë në bankë Cristiano Ronaldon.
Në anën tjetër te helvetët po luajë me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin kurse Ardon Jashari është në bankën e rezervistëve,
Ndeshja ka filluar në ora 20:00.
/Shqip.com