Portugalia e Italia vazhdojnë me fitoret e radhës
Publikuar:
(26.03.2023 22:40:20)

Kombëtaret e Portugalisë dhe Italisë kanë vazhduar me fitoret e radhës.
Portugalia ka mposhtur me rezultat të thellë 6:0, Luxemburgun. Në fitoren e Portugalisë golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo(2), Joao Felix, Silva, Otavio dhe Leao.

Me këtë fitore Portugalia gjendet në pozitën e parë me gjashtë pikë në grupin J.
Në anën tjetër, Italia ka mposhtur Maltën me rezultat 2:0.

Golat për kombëtaren e Italisë u shënuan nga Retegui dhe Pessina.
Me këtë fitore Italia gjendet në pozitën e dytë me 3 pikë në grupin C.
/Shqip.com