Sport Ndërkombëtar

Portugali – Ganë, përfundon pjesa e parë

Portugalia dhe Gana po e zhvillojnë ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, shkruan Shqip.com.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gol (0:0).

Portugalia krijoi më shumë raste, por nuk arriti që ta shtyjë topin në rrjetë përgjatë 45 minutave të para.

Përballja po zhvillohet në Stadium 974 në Doha dhe të dyja skuadrat luajnë për të marrë pikë të plota.

/Shqip.com