Portierja e Iranit akuzohet nga kombëtarja e Jordanisë së është mashkull

Portierja e kombëtares së Iranit, Zohreh Koudaei është duke kaluar nëpër një situatë aspak të këndshme.
Kjo pasi Jordania i ka bërë thirrje Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC) që të kryejë një hetim zyrtar për të, për të përcaktuar gjininë e saj, shkruan Shqip.com.
Këto akuza të rënda në drejtim të saj, vijnë jo shumë kohë pasi ekipi kombëtar i Iranit – më konkurencën e femrave e mposhti Jordaninë.
Koudaei i prit dy penalti në atë ndeshje dhe besohet se hetimi për gjininë e saj është bërë në një formë “hakmarrje” nga ekipi kundërshtar.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kualfikimeve për Kupën e Azisë, në muajin shtator.
Sa i përket kombëtares iraniane, zyrtarët e saj nuk kanë ngruruar që t’i dalin në mbrojtje anëtares së tyre.
“Stafi mjekësor ka ekzaminuar me kujdes çdo lojtar të ekipit kombëtar për sa i përket hormoneve për të shmangur ndonjë problem në këtë drejtim, dhe kështu u them të gjithë tifozëve të mos shqetësohen”, tha për Varzesh3, përzgjedhja e ekipit Maryam Irandoost.
Ajo gjithashtu shtoi se “Ne do të ofrojmë çdo dokumentacion që dëshiron Konfederata Aziatike e Futbollit pa humbur kohë. “Këto akuza janë vetëm një justifikim për të mos pranuar humbjen ndaj kombëtares iraniane të femrave”.
Ndërkohë ka pasur edhe reagime të ndryshme nga fansa të futbollit që e dënojnë ashpër këtë veprim dhe po e cilësojnë si fyrje raciste ndak Zohreh./Shqip.com