Sport Ndërkombëtar

Portieri në Suedi ngatërron topin me pikën e bardhë të penalltisë

Një gafë qesharake vjen nga Suedia në takimin mes skuadrave të Hacken dhe Hammarby.

Ishte portieri i Hammarby, Oliver Dovins që bëhet autor i një gabimi që do ta shoqërojë gjatë në karrierën e tij teksa në momentin që merr topin nga një pasim i shokëve të tij, e harron tërësisht sferën duke menduar se e kishte në zotërim.

Në fakt, topi kishte mbetur pas dhe menjëherë kundërshtarët përfituan me Traore që me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë të realizonte.

/Shqip.com