Sport Ndërkombëtar

Portieri korat bëhet “hit” në medie për shkak të nënës së tij seksi

Portieri i ri kroat Borna Buljan (17) ishte në qendër të vëmendjes së mediave kroare ditët e fundit, shkruan Shqip.com.

Por, jo për shkak të karrierës së tij futbollistike, e cila thuhet se po zhvillohet shumë mirë në radhët e Hajdukut nga Spliti, por sepse ka një nënë tërheqëse dhe seksi, Renata Lovrinçeviç Buljan.

Mediat kroate raportojnë se ajo ishte “Miss Universe” në vitin 2000 e aktualisht është trajnere fitnesi.

Rreth 140 mijë njerëz e ndjekin atë në rrjetin social “Instagram”.

Renata është 45-vjeçare dhe njëkohësisht merr lëvdata të mëdha në rrjetet sociale për sa i përket pamjes së saj.

Ajo prej 21 vitesh punon si trajnere profesioniste, ndërkohë që në të njëjtën kohë vjen për të shikuar djalin e saj në ndeshjet e juniorëve të Hajdukut.

/Shqip.com