Teknologji

Porsche debuton me orën që kushton 11,000 dollarë

Në 75 vjetorin e themelimit, Porsche do të organizoj shumë aktivitete në vende të ndryshme, derisa ka vedosur që këtë përvjetor të prezantoj para adhuruesve të saj, orën e parë që do të kushtoj shumë.

Ora e re e quajtur Chronograph 1 – 75 Years Porsche Edition, është në shitje prej 11,000 dollarësh nga 15 korriku, derisa do të shitet me numër të limituar-vetëm 475 copë.

Chronograph 1 – 75 Years Porsche Edition, përdor lëvizjen e kalibrit Porsche Design ëerk 01.140, që ka certifikim saktësie nga Contrôle Officiel Suisse des Chronomètres (COSC).

Në pjesën e pasme, ora do të ketë numrin e prodhimit nga 1-475, varet cilin në renditje e bleni dhe një 75Y.

Rotori dredha-dredha ka formë si rrota klasike Fuchs me pesë fole me logon Porsche në mes.

Diametri është 40,80 milimetra dhe 14,15 mm i gjatë. Ora është rezistente ndaj ujit deri në 100 këmbë (10 bar). Lëvizja e tij mundësohet më një mbushje për 48 orë

Ora vjen me një rrip lëkure tekstili me qepje blu të lehta dhe një shirit të kuq në qendër. Ka edhe një rrip lëkure të zezë me qepje të zezë. Një sistem me ndryshim të shpejtë mundëson shkëmbimin e lehtë të tyre.

Chronograph 1 – 75 Years Porsche Edition, ndan shenjat e stilit me kronometër në pultin e konceptit të supermakinës elektrike Mission X.

Të dyja janë frymëzuar nga Chronograph 1 origjinal i Porsche Design nga viti 1972. Ora ishte novator për atë kohë duke pasur një numërues të zi mat antireflektues me një kuti dhe rrip që përputhen. Ai erdhi i mbushur me disa veçori, si kronometër dhe ekrane për ditën e datën.

Chronograph 1 u tregua i popullarizuar, ndërsa ushtria gjermane e miratoi përdorimin e tyre në vitet 1970, por me disa ndryshime. Plus, aktori i njohur Tom Cruise, e kishte vendosur një të tillë në emisionin Top Gun.

/Shqip.com