Lajme

Popull i varfër me vetura të shtrenjta – 615 sosh të vitit 2022 janë regjistruar në Kosovë

Mjetet e regjistruara në Kosovë

Kosova edhe pse vend më një popullsi të varfër ekonomikisht, posedon vetura të tipit më të ri të vitit 2022.

Nga kjo 615 vetura janë të regjistruar të vitit 2022, ndërsa 3 mijë e 901 të vititi 2021 si dhe 3 mijë 94 të vitit 2021.

Këto vetura janë nga 409 mijë e 773 vetura janë të regjistruara në Kosovë.

Nga këto vetura sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme tipi më i preferuari nga qytetarët është lloje VOLKSWAGEN-VW me 111 mijë e 449 të tilla.

Ky tip pasohet nga Opel me 38 mijë e 39  si dhe i treti në listë por jo më pak i preferuar është 709 VOLKSWAGEN me 28 mijë e 709.

Hiq më keq nuk qëndron edhe tipi i veturës “Audi “ me 27 mijë e 598 vetura të regjistruara, MERCEDES-BENZ me 25 mijë e 609 si dhe BMW me 17 mijë e 904.

Por nga gjithë këto lloje një veturë e vitit 1949 është duke i rezistuar kohës./SHQIP.com