Lajme

Pupovci tregon për Shqip.com arsyet e dorëheqjes

Zëvendësministri Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci është duke planifikuar të dorëhiqet nga pozita e tij.

Pupovci tha për Shqip.com se këtë planifikon ta bëjë deri në fund të vitit 2022 dhe arsyejet janë personale,

Krahas kësaj, zëvendësministri i Arsimit pohon se tashmë është njoftuar ministrja Arbërie Nagavci.

“Është e vërtetë se kam planifikuar që deri në fund të vitit 2022 të tërhiqem nga posti i zëvendësministrit të MASHTI dhe këtë ja kam komunikuar Ministres Nagavci dhe Kryeministrit Kurti në tetor. Arsyet janë të natyrës personale”, tha Pupovci.

Pupovci tregon se dorëheqjen formale nuk e ka paraqitur akoma, por që pritet ta bëjë.

“Për korrektësi, dorëheqjen formale nuk e kam paraqitur akoma, por këtë do ta bëj në kohën e duhur, kur t’i përfundoj edhe disa punë që i kam filluar dhe në koordinim me Ministren e Kryeministrin”.

Megjithatë, Pupovci thotë se pas dorëheqjes si zëvendësministër, do të mbetet aktiv në fushën e arsimit.

/Shqip.com