Sport Shqiptar

Ponte Prizren prezanton basketbollistin amerikan, Arnold

Wayne Arnold është përforcimi i radhës u Ponte Prizrenit.

Arnold është lojtari i dytë i huaj që i bashkohet skuadrës nga Prizreni.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Bombarderi, Wayne Arnold – përforcimi i dytë i huaj. Prej sot zyrtarisht snajperit më i ri i skuadrës së Ponte Prizrenit do jetë amerikani 🇺🇸 Wayne Arnold”, thuhet në njoftim.

23-vjeçari, i cili është i gjatë 191 cm, shquhet si gjuajtje të mirë dhe ka qenë pjesë e skuadrave Call State Fullerton, NCAA1.

Ndërsa së fundi ishte pjesë e Concordia University ku luajti me mesatare prej 23.05 pikë për ndeshje.

Koljevic dhe Arnold janë dy perforcimet të huaj në ekipin Kosovar, derisa Ponte Prizren ka paralajmëruar edhe transferime të tjera./Shqip.com