Lajme

Polonia e ka ndihmuar më së shumti me tanke Ukrainën

Ushtria polake

Polonia duket se i ka dhënë më së shumti tanke deri më tani ushtrisë ukrainase që nga pushtimi rus.

Polakët i kanë dhuruar 325 tanke të fushëbetejave forcave të armatosura të Ukrainës.

Kështu ka thënë Përfaqësuesi i Përhershëm i Polonisë në Bashkimin Evropian.

Një total prej 575 tanke i janë dorëzuar Kievit që nga fillimi i luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Franca ka dhuruar 85, Gjermania ka dërguar 80 dhe SHBA-ja ka ndarë 76 sosh, raporton skynews.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas vitin e kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

/Shqip.com