Lajme

Politologu, Arifi: Sivjet s’ka marrëveshje me Serbinë

Politologu, Dritëro Arifi
Politologu, Dritëro Arifi

“Për Kosovën më i rëndësishëm është garancioni amerikan dhe evropian, sesa garancioni serb”, vlerësoi kështu, politologu, Dritëro Arifi.

Më tej, Arifi tha se Kosova mund t’i arrijë qëllimet e saja vetëm krah perëndimit.

“Për Kosovën është më i rëndësishëm garancioni evropian dhe amerikan, sesa garancioni serb. Sivjet marrëveshja s’ka. Serbia nuk mund t’i zbatojë 4 nenet e marrëveshjes, sepse duhet të ndryshojë kushtetuta e shtetit serb. Kështu që, s’ka zbatim të marrëveshjes nga pala serbe. Nëse pesë vendet e BE-së e njohin Kosovën, atëherë relativizohet fuqizimi i atij institucioni. Prandaj, Kosova multi-etnike, mund të ekzistojë vetëm nëse e njeh BE-ja. Nëse vazhdon BE-ja mos ta njohë, atëherë vijmë te probleme shumë më të mëdha. Vetëm me perëndimin, Kosova mund ta arrijë qëllimin”, deklaroi Arifi, raporton TëVë1.

Në kuadër të diskutimit për qasjen e Kosovës karshi marrëveshjes për Asociacionin, Arifi tha se në teren është vetëm marrëveshja e Kosovës me Bashkimin Evropian.

/Shqip.com