Lajme

Politikani amerikan letër Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës për të njohur Pavarësinë e Kosovës

Ritchie Torres

Kongresisti, Ritchie Torres, i ka dërguar letër ambasadorëve të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës për të njohur Pavarësinë e Kosovës.

“Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të Bashkimit Evropian (BE) që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur”, ka shkruar Torres.

Ai ndër të tjera ai ka thënë se kjo do të jetë mënyra që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE./Shqip.com