Lajme

Politico: Kurti arriti të pamundurën, i bëri bashkë Demokratët e Republikanët në SHBA

Gazeta amerikane me seli në Washington “Politico” ka publikuar sot një artikull në të cilin fltet për përkeqësimin e raporteve të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Politico në titullin e këtij shkrimi për qëndrimin e Kurtit karshi Amerikës e ka përdorur fjalën angeleze “frenemy”, që sipas fjalorit të “Cambridge” nënkupton një person që pretendon se është miku juaj por në fakt është një armik.

“Albin Kurti ka zemëruar të dy palët e ndarjes politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në nëntiullin e këtij shkrimi të autorit Matthew Karnitschnig, trasnmeton Express. 

Tutje në këtë tekst të gazetës prestigjioze amerikane thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur që ta bëj të pamundërën në politikën amerikane, pra që demokratët e republikanët të kenë konsensus mes vete.

Politico” shkruan se fatkeqësisht për Kurtin dhe Kosovën, pika ku Republikanët e Demokratët pajtohen është që kryeministri i Kosovës Albin Kurti është një politikan kokëfortë dhe nganjëherë i pamatur që ka minuar përpjekjet e përbashkëta të SHBA-së dhe Evropës për të arritur një marrëveshje për paqe të qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë shkrim janë përfshirë qëndrimet e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken lidhur me ngjarjet në veri, qëndrimi i ambasadorit Christopher Hill dhe fjalët që ka dhënë ish-emisari presidencial i SHBA-së, Richard Grenell, të tre këta që vijnë nga dy taboret politike në SHBA e që kanë drejtuar gishtin kah kryeministri Albin Kurti lidhur me krizën e shkaktuar në Veri. 

Lidhur me raprotet e Kosovës me SHBA-në ka pasur disa raportime edhe në gazetën e madhe gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku flitet për kokëfortësinë e kryeministrit Albin Kurti dhe për rrezikun e Kosovës që të mbes pa miq.

/Shqip.com