Lajme

Policia zbulon mallëra e pije alkoolike kontrabandë nga Serbia

Policia kufitare e Kosovës ka konfiskuar një automjet të mbushur me ushqime dhe pije alkoolike, e cila kishte hyrë ilegalisht nga Serbia.

Rasti ka ndodhur në orët e para të së dielës në Jashanicë të komunës së Leposaviqit.

“I dyshuari me të vërejtur se është diktuar nga operatorët e NJNSH-së kishte braktisë automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Pas kontrollimit të automjetit vërtetohet se i njëjti ishte i mbushur me gjëra ushqimore dhe pije alkoolike. Policia e Kosovës me njësitet e saj po punon me përkushtim në menaxhimin dhe kontrollin e vijës kufitare, si dhe parandalimin e veprave penale që ndërlidhen me kontrabandën apo kalimet e paautorizuara të kufirit shtetëror. Në lidhje me rastin janë informuar njësitet relevante dhe automjeti është dërguar në Terminalin Doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore”, ka njoftuar policia.

/Shqip.com