Lajme

Policia vazhdon aksionin në Shtërpcë bastisen 7 lokacione

Ilustrim

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë është duke vazhduar aksionin e bastisjeve në komunën e Shtërpcës ku deri tani janë bastisur 7 lokacione.

Prokuroria ka konfirmuar aksionin nëpërmjet një komunikate.

“Është duke vazhduar aksioni “Brezovica ” përkatësisht, urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të ryshfetit. Lidhur me këtë aksion i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme, Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndryshe në aksionin “Brezovica” disa muaj më parë ishin arrestuar dhjetëra persona duke përfshirë edhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit të cilët akuzohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare ngase kishin lejuar ndërtimin e objekteve në zonat e mbrojtura.

 Policia kishte arrestuar edhe ish-kryetarin e komunës  së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq nën akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.  Shqip.com