Lajme

Policia thotë se është zhdukur një burrë në Pejë

Policia e Kosovës / Fotografi ilustruese
Policia e Kosovës / Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është zhdukur në Pejë.

I njëjti është larguar nga shtëpia dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“Pejë 18.01.2024-12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e tij. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raport e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com