Policia shpëton një person nga vetëvrasja në Prizren, kishte rënë në lum
Dje pas dite, Policia e Kosovës teksa po i realizonte detyrat e saj në Prizren kishte vërejtur një person në lum.
Pas kësaj, ata kanë ndërhyrë dhe kanë arritur ta shpëtojnë viktimën kështu, duke e dërguar edhe për tretman mjekësor.
“Prizren 04.03.2023 – 16:20. Njësit policore deri sa ishin duke patrulluar duke realizuar detyrat e tyre kishin vërejtur se në lum është një person. Të njëjtit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrit ta largojnë dhe shpëtojnë viktimën mashkull kosovar nga aty, si dhe e kanë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Tutje, thuhet se viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim të mëtutjeshëm pasi që i njëjti kishte probleme psikike.
Ndërsa, rasti është iniciuar si “Vetëvrasje në Tentativë”.
/Shqip.com