Lajme

Policia shpëton dy të mitur në det pasi iu rrezikua jeta nga dallgët

Himare

Dy të mitur, të cilëve iu rrezikua jeta pasi u futën në plazhin e Himarës me gomone, janë shpëtuar këtë pasdite nga patrulla e plazhit në Livadh.

Siç raportojnë mediat shqiptare, atyre i është rrezikuar jeta pasi e kishin të pamundur që të ktheheshin në breg.

“Gjatë patrullimit të zonës së plazhit, nga shërbimet e planëzuara në plazhe, nga Komisariati i Policisë Himarë, si dhe ato të Policisë Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative për dy shtetas të mitur që ishin futur në det me një gomone plazhi, në plazhin “Livadh”, Himarë, të cilëve, për shkak të dallgëve të larta të detit, po iu rrezikohej jeta dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg”, njofton policia.

Efektivët kanë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore 2 fëmijët, të moshës 13-vjeçare, të cilët iu janë bashkuar familjarëve të tyre./SHQIP.com