Lajme

Policia sekuestron tri pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Pajisjet e sekuestruara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka sekuestruar tri aparate që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.

Aksioni ka ndodhur në fshatin Surkish të komunës së Podujevës, përcjell Shqip.com.

“Më datë 06.01.2022 rreth orës  16:00, njësitet nga  Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftim.

Pajisjet e sekuestruara nga Policia e Kosovës

Policia ka njoftuar se për rastin janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me Doganën do të ndërmerren veprimet e mëtejme./Shqip.com