Lajme

Policia sekuestron tri armë zjarri në rajonin e Prishtinë

Policia përmes një postimi ka bërë të ditur se janë sekuestruar tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Bëhet e ditur se dy nga këto armë, personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste, në Mramor, për gjuajtje me armë dhe në Podujevë për tentim vrasje.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore,  Veriu dhe Podujeva, dje kanë sekuestruar tri armë zjarri, dy nga të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste (Mramor -gjuajtje me armë dhe Podujevë -tentim vrasje)”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore,  Veriu dhe Podujeva, dje kanë sekuestruar tri armë zjarri, dy nga të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste ( Mramor -gjuajtje me armë dhe Podujevë -tentim vrasje)

Operacionet policore  janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacioneve  dhe personave të dyshuar, kanë shoqëruar në polici personat e dyshuar dhe kanë sekuestruar tri armë zjarri.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për posedim dhe  përdorim të armës.

/Shqip.com