Lajme

Policia sekuestron mallra të kontrabanduara në një market në Leposaviq

Policia e Kosovës / Fotografi ilustruese
Policia e Kosovës / Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e aksionit policor në Leposaviq për “tregti te ndaluar” e “shmangie nga tarifat doganore”.

Sipas policisë gjatë kontrollit në marketin e një gruaje janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës mallra ushqimor, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore.

“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ne bashkëpunim me  Njësitin Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës, sot me date 23.12.2023 kenë vazhduar operacionin që kishte filluar me 21.12.2023 në Leposaviq”.

Operacioni policor zhvillohet nën dyshimin  se janë kryer veprat penale “Tregti e ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

Gjate kontrollit në depon e një marketi, pronë e të dyshuarës G.T., (viti i lindjes 1968, femër kosovare), janë gjetur dhe sekuestruar  nga Dogana e Kosovës mallra ushqimor, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore.

“Rasti do të trajtohet në koordinim me organet e drejtësisë dhe Doganën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com