Lajme

Policia sekuestron armë dhe municione në tri lokacione në Prishtinë

Policia sekuestron armë dhe municione në tri lokacione në Prishtinë
Policia sekuestron armë dhe municione në tri lokacione në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar armë dhe municione pas disa kontrolleve në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë, si dhe ndaj disa veturave dhe personave të dyshuar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se ka sekuestruar katër revole, tridhjetë fishekë, një thikë dhe një jelek antiplumb.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje  në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe të njëjtit i ka proceduar më tej”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com