Lajme

Policia sekuestron 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicën e Jugut

Pamje gjatë sekuestrimit të pajisjeve nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në Mitrovicën e Jugut ku ka sekuestruar 67 aparate për mihjen e kriptovalutave.

Sipas njoftimit nga PK, bastisja ka ndodhur për shkak të dyshimit të ngritur për veprimtari të kundërligjshme.

“Gjatë bastisjes për veprimtari të kundërligjshme janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftim.

Pamje gjatë sekuestrimit të pajisjeve nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut
Pamje gjatë sekuestrimit të pajisjeve nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut

Ndërsa, një person i dyshimtë është identifikuar për shkak të lidhjes së tij me ushtrimin e kësaj veprimtarie në mënyrë të kundërligjshme.

Theksojmë se më 6 janar, Policia realizoi një aksion edhe në Podujevë ku u sekuestruan tri aparate për mihje të kriptovalutave./Shqip.com