Lajme

Policia sekuestrohen dy pushkë dhe 209 fishekë në një fshat në Suharekë

Policia e Kosovës në fshatin Vraniç të Suharekës ka sekuestruar dy pushkë dhe 209 fishekë.

I dyshuari ka thënë se këto armë dhe municion janë të tij dhe që i ka që nga koha e luftës.

Ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kanë nisur hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.

Postimi i plotë:

Në Vraniç të Suharekës sekuestrohen 2 (dy) Pushkë dhe 209  fishekë

Prizren, 09 Janar 2024

Disa muaj më herët, Sektori I Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës nëpërmjet rrugëve operative ka pranuar një video regjistrim ku shihet një sasi e konsiderueshme e municionit.

Pas hetimeve preliminare është  arritur që të  identifikohet i  dyshuari.

Me datë 09.01.2024, në  koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Vraniç të Suharekës, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar :

-Një Pushkë automatike AK-47, tre karikator të pushkës automatike .

-Një pushkë gjysmë automatike me dylbi  dhe 

-Dyqind e nëntë (209) fishek te kalibër 7.62 mm.

I dyshuari ne deklaratën e tij  ka pranuar se këto armë dhe municione kanë qenë në pronësi të tij të cilat I kishte në posedim që nga koha e luftës në Kosovë.

Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Në të këtë rast janë sekuestruara armët dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.

/Shqip.com