Lajme

Policia prangos 4 person në Prishtinë, iu sekuestrua drogë, para, armë dhe dy automjete

Policia ka njoftuar se janë arrestuar katër persona në Prishtinë dje pasdite, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shperndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Të arrestuarit janë A. N. (1969), A. I. (1990), A. N. (1977) dhe D.Sh. (1989), të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.

Policia njofton se gjatë operacionit janë sekuestruar:

· (785.5) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë

· (0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë

· (10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë

· (1) armë zjarri- revole

· (2) karikatorë

· (14) fishekë

· (9267) euro

· (450) franga

· (1700) lekë

· (10) dollarë kanadez

· (3) telefona celular

· (3) peshore digjitale

· (2) automjete

/Shqip.com