Lajme

Policia po i heton dy vdekje në Pejë e Istog

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy vdekje të dyshimta që kanë ndodhur gjatë së mërkurës së 8 dhjetorit, njëra në Pejë e tjetra në Istog.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e policisë, rreth orës 08:02 është raportuar se një person është gjetur i shtirë në një kanal.

“Të gjitha njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, rreth orës 07:00 është raportuar se në Spitalin e Pejës është sjellë një fëmijë nga Istogu, i cili nga mjeku kujdestar është konstatuar se është pa shenja jete.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë

“Istog 08.12.2021-02:30-07:00. Raportohet se në spitalin e Pejës është sjellë viktima mashkull kosovar (fëmijë) ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që trupi i pa jetë i viktimës t’u lirohet familjarëve./SHQIP.com