Policia patrullon me vetura të blinduara në veri(Foto)

Policia e Kosovës është duke e monitoruar situatën në veri më vetura të blinduara, pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes për dokumente të hyrje-daljeve e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
Shefi i operativës në Bërnjak për SHQIP.com ka thënë se nga ora 00:00 deri 10:00 kanë hyrë gjithsej 67 automjete.
“Nga ora 00.00 deri në ora 10.00 gjithsej 67 automjete kanë hyrë në pikën kufitare në Bërnjak ndërsa gjithsej kanë qenë 120 persona”.

SHQIP.com ka siguruar disa fotografi, ku shihen edhe veturat e policisë në teren.
Ekipi i Shqip.com të cilët momentalisht gjenden në pikën kufitare në Bërnjak kanë intervistuar disa qytetarë të cilët po hynin në drejtim të Kosovës.
‘Çdo gjë po shkon në mënyrë normale. S’ka asnjë problem.. për mrekulli’ tha njëri qytetar.
I të njëjtit mendim janë edhe dy të tjerë të cilët u shprehën se ska asnjë problem.
‘Nuk kemi prit fare në rend dhe nuk patë asnjë problem. Stikersat i vendosëm”, aq’ thanë dy qytetarë.
Ndryshe, marrëveshja për njohjen e letërnjoftimeve u arrit më 27 gusht mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njëkohësisht sot fillon edhe afati prej 63 ditësh për zëvendësimin e targave ilegale nga serbët./SHQIP.com
