Lajme

Në Bërnjak qytetarët thonë se po kalojnë kufirin pa problem(VIDEO)

Qytetari serb në veri\ilustrim

Në pikën kufitare në Bërnjak është duke u respektuar marrëveshja për dokumente të hyrje-daljeve e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Të gjithë qytetarët që vijnë nga Serbia për të hyrë në Kosovë dhe anasjelltas nuk do të pajisen më me dokumente shtesë.

Ekipi i Shqip.com të cilët momentalisht gjenden në pikën kufitare në Bërnjak kanë intervistuar disa qytetarë të cilët po hynin në drejtim të Kosovës.

‘Çdo gjë po shkon në mënyrë normale. S’ka asnjë problem.. për mrekulli’ tha njëri qytetar.

I të njëjtit mendim janë edhe dy të tjerë të cilët u shprehën se ska asnjë problem.

‘Nuk kemi prit fare në rend dhe nuk patë asnjë problem. Stikersat i vendosëm”, aq’ thanë dy qytetarë.

Situata në këtë pikë kufitare është e qetë dhe përveç policëve doganorë, nuk shihen forca të njësive speciale apo edhe të KFOR-it.

Marrëveshja për njohjen e letërnjoftimeve u arrit më 27 gusht mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./SHQIP.com