Lajme

Policia parandalon kontrabandimin e mallrave nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndaluar kontrabandimin e mallrave në fshatin Kabash në drejtim të fshatit Smirë që dyshohet se kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se ata fillimisht kishin vërejtur automjetin duke lëvizur pa targa dhe drita gjë që kishte ngjallur dyshime.

“Dje, më 7 nëntor 2022, rreth orës 19:50, në fshatin Kabash në drejtim të fshatit Smirë është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues pa drita dhe pa targa, me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra. Policia ka ndaluar automjetin të cilin e drejtonte i dyshuari, recidivist i veprave të kontrabandës me mallra. Ai është arrestuar dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Zhegër”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në automjet janë gjetur lloje të ndryshme të mallrave.

“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur, 40 thasë me kikirikë të papërpunuar rreth 500 kg,  15 pako me rripa të brezit, 10 pako çanta të kraharorit, 3 pako me altoparlantë –bluetooth,  1 pako me mbajtëse të telefonave në veturë, 2 pako me aroma të ndryshme (shisha) dhe mallra tjera që dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Republikës së maqedonase së Veriut”.

Kujtojmë se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore.

/Shqip.com