Lajme

Policia parandalon dy raste të kontrabandës me mallra nga Serbia

Policia Kufitare e Kosovës ka parandaluar dy raste të kalimit ilegal të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me mallra, të dielën.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në fshatin Koshuticë, Leposaviq, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë ka ndaluar automjetin e tipit Golf me ngjyrë të bardhë, i cila sipër kishte të vendosur firmën TAXI.

Automjeti që drejtohej nga i dyshuari mashkull (1962), dyshohej se kishte lëvizur nga territori i Serbisë për të hyrë në Kosovë duke përdorur rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar.

Policia ka bërë te ditur se gjatë, në bagazh nën ulëset e pasme dhe nën ulësen  e pasagjerit janë gjetur katër (4) paketa me mish derri dhe deleje.  

Ndërkaq, në rastin e dytë, në Leposaviq, është ndaluar automjeti i tipit Mercedes,  ngjyrë hiri, që drejtohej nga i dyshuari mashkull (1977), i cili dyshohet se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar dhe kishte hyrë nga territori i Serbisë.

“Gjatë kontrollimit të automjetit në bagazh, në ulëse të pasme dhe në ulëse tjera janë gjet (150) paketa me çokollata-Snikers”.

Lidhur me rastet është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cila ka urdheruar që të inicohet rastet në procedure të rregullt për “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”.

/Shqip.com