Lajme

Policia pa mëshirë për shkelësit e trafikut, mbi 2 mijë gjoba

Foto e ilustruar

Polica e Kosovës nuk ka lëshuar ‘pe’ për shkelësit e trafikut gjatë 24 orëve. Vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa.

Në raportin e PK-së, bëhet e ditur se në këtë interval kohor kanë ndodhur 28 aksidente trafiku me dëme materiale si dhe 14 aksidente me të lënduar.

Statistikat e 24 orëve

Tutje bëhet e ditur se tiketa për ligjin e COVID-19 nuk ka pasur, në këtë drejtim PK nuk ka raportuar asnjë rast.

Ndërkaq në po të njëjtën periudhë kohore, janë arrestuar 25 persona, ku në mbajtje janë 12 ndërkaq në vuajtje të dënimit 5 persona./SHQIP.com