Lajme

Policia njofton se videoja ku shihen policët që rrahin një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura është e vjetër

Policia e Kosovës / Foto: Visar Loku

Një video është duke qarkulluar në media në të cilën shkruhet “Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura”.

Lidhur më këtë, Policia e Kosovës ka dalur me një komunikatë për media, në të cilën thuhet se ajo video është e para një viti.

“Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura” ju njoftojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë raste të ndodhur në kohën e tanishme, por kemi të bëjmë me një rast të rreth një viti më përpara”, thuhet në komunikatën e PK-së.

PK-ja tha se lidhur me këtë janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme me kohë.

“Lidhur me këtë rast me kohë janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme procedurale me kohë, ku zyrtarët policor kanë qenë të suspenduar, kanë marr masat ndëshkuese në pajtim me ligjet dhe procedurat e parapara për raste të kësaj natyre”.

Tutje, ata kërkuan që për ofrimin e informacioneve të vërteta për publikun dhe në kohë nga mediat të kontaktohen autoritetet kompetente që kanë informacione të sakta dhe komplete për rastet./Shqip.com