Lajme

Policia nis hetim për personin që dyshohet se kanosi Rrahman Jasharajn

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rramhan Jasharaj është kanosur nga një person.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka thënë për Shqip.com se ndaj këtij personi kanë nisur hetimet nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”

“Informacion shtesë: Ndërlidhur me rastin pas shqyrtimit të të gjitha rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen përfshirë këtu edhe intervistimin e dëshmitarëve okular, me rekonamandimin e prokurorit të shtetit policia ka iniciuar një hetim ndaj një të dyshuari nën dyshimet për veprën penale “Kanosje”, tha Borovci.

Gjatë një vizite të Jasharajt së bashku me bashkëpunëtorët e tij, në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë, një person ka tentuar ta sulmojë kryetarin e sindikatës.

Kjo ka ndodhur pas një debate të shkaktuar në mes mësimdhënësve dhe Jasharajt.

Ndërsa, Jasharaj ka njoftuar se greva do të vazhdojë edhe ditët në vijmë dhe nuk do të ndalën për aq kohë sa anëtarësia nuk thotë ndryshe dhe Qeveria vendos që të dialogoj me sindikalistët dhe grevistët./Shqip.com