Lajme

Policia në Vërmicë identifikon një veturë që dyshohet se është e falsifikuar

Sot gjatë ditës se mërkurë, Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vermicë ka identifikuar një makinë të falsifikuar të tipit Audi A3.

Siç ka bërë të ditur PK-ja në përmes një komunikate për media thuhet se drejtuesi i makinës ka qenë shtetas i Shqipërisë në makinën e të cilit dyshohet se janë bërë ndërhyrje mekanike.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vërmicë, kanë bërë verifikimin më të detajuar të automjetit dhe pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ka ndërhyrje tek numri identifikues i veturës dhe dyshohet se janë bërë ndërhyrje mekanike në numrin e sasisë së automjetit, si rrjedhojë vetura dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa lënda për hetim është urdhëruar që t’i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetimedhe procedim të mëtejmë./Shqip.com