Lajme

Policia në Prishtinë shton masat e sigurisë për festat e fundvitit

Policia e Kosovës / Fotografi ilustruese
Policia e Kosovës / Fotografi ilustruese

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, fillon implementimin e planit për festat e fundvitit.

Nënkolonel Bastri Shabani nga Policia e Kosovës tha se qëllimi i këtij plani operativ është mbrojtja e rendit dhe qetësisë në territorin e Kosovës.

“Qëllimi i planit është që Policia të sigurojë ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në tërë territorin e Kosovës, parandalimin dhe luftimin e dukurive negative dhe aktet e mundshme kriminale. Siguria në rrugë e sheshe. Njësitë e angazhuara janë Njësia Speciale  Operative, Njësia e Reagimit të Shpejtë së bashku me ata të trafikut rrugor”, tha Shabani, raporton RTK.

/Shqip.com