Lajme

Policia në Mitrovicë për 24 orë shqipton mbi 400 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Mitrovicës

408 gjoba janë shqiptuar ndaj personave që nuk kanë respektuar masat anti-COVID dhe nëntë ndaj operatorëve ekonomikë gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Mitrovicës, njofton Shqip.com.

Përmes njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ka bërë të ditur se pjesëtarët e saj po veprojnë në përputhje me autorizimet duke realizuar kontrolle në rrugë e në lokalet e gastronomisë.

“Në zbatim të masave dhe reagim  në bazë të Ligjit per parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, zyrtarët policorë po veprojnë gjithnjë në përputhje me autorizimet, duke realizuar  kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër-urban”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, të dielën kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID, sipas të cilave, kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00. /Shqip.com