Lajme

Policia në Gjilan për një javë shpërndau 846 gjoba

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 30.12.2022-05.01.2023 në vazhdën e implementim i Planeve Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar tetëqind e dyzet e gjashtë (846) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

-Hetim i njëzet e katër (24) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,

-Hetim i trembëdhjetë 13) aksidente të komunikacionit me të lënduar,

-Konfiskuar nëntë (09) patentë shofer.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001, thuhet më tutje në njoftim.

/Shqip.com