Lajme

Policia në Gjakovë ju heq patentë shoferin më shumë se 100 shoferëve vetëm për një javë

Për një javë Policia e Kosovës në Gjakovë ka konfiskuar rreth 100 patentë shofer si dhe ka shqiptuar 1374 gjoba të trafikut.

Përmes një njoftimi më faqën e tyre zyrtare, Policia e Kosovës, ka njoftuar se në kuadër të planit operativ “Alkooli” si masë mbrojtëse kanë konfiskuar 53 patentë shoferë ndaj drejtuesëve të cilët kanë perdorur alkool.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë nga data 26.07.2022 e deri me datën 01.08.2022 në implementimin e Planit Operativ “Alkooli” ka bërë matje me alkool test ndaj 410 drejtuesve të mjeteve motorike ku janë konfiskuar, si masë mbrojtëse, 53 patentë shoferi ndaj drejtuesve të cilët kanë përdorur alkool. Po ashtu janë marrë masa tjera preventive dhe ndëshkuese edhe ndaj kundërvajtësve të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje tjera, ku për një javë janë shqiptuar 1374 gjoba të trafikut dhe rreth 100 patentë shofer janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e PK-së

Po ashtu, nga kjo drejtori rajonale thuhet se do të vazhdojën me aktivitete preventive dhe ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor.

Megjithatë, ata bëjnë apel tek pjesëmarrësit e trafikut rrugor që t’i zbatojnë despozitat ligjore dhe rregullat  e trafikut.

Lexo edhe:
Policia në Ferizaj ju heq patentë shoferin 120 shoferëve vetëm gjatë korrikut

Kujtojmë se një aktivitet i ngjajshëm ka ndodhur edhe në Ferizaj.

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë muajit korrik të këtij viti ka shqiptuar gjithsej 6.478 gjoba për kundërvajtje në komunikacion.

Përmes një komunikate për media të Policisë në Ferizaj thuhet se këto gjoba janë shqiptuar nga aktivitetet e zhvilluara të policisë për të identifikuar kundërvajtësit.

Numri më i madh i gjobave të shqiptuara ka qenë për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë së kufizuar si dhe ju ka hequr patentë shoferin 120 shoferëve.

Gjatë korrikut, në Ferizaj janë raportuar gjithsej 203 aksidente por nuk ka pasur prej tyre me fatalitet.

77 prej aksidenteve kanë qenë më persona të lënduar kurse, 126 kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Në komunikatën e Policisë në Ferizaj thuhet se ata do të vazhdojnë më aktivitete të shtuara me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore./Shqip.com