Lajme

Policia në Ferizaj ju heq patentë shoferin 120 shoferëve vetëm gjatë korrikut

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë muajit korrik të këtij viti ka shqiptuar gjithsej 6.478 gjoba për kundërvajtje në komunikacion.

Përmes një komunikate për media të Policisë në Ferizaj thuhet se këto gjoba janë shqiptuar nga aktivitetet e zhvilluara të policisë për të identifikuar kundërvajtësit.

Numri më i madh i gjobave të shqiptuara ka qenë për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë së kufizuar si dhe ju ka hequr patentë shoferin 120 shoferëve.

Gjatë këtij muaji, në Ferizaj janë raportuar gjithsej 203 aksidente por nuk ka pasur prej tyre me fatalitet.

77 prej aksidenteve kanë qenë më persona të lënduar kurse, 126 kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Në komunikatën e Policisë në Ferizaj thuhet se ata do të vazhdojnë më aktivitete të shtuara me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore./Shqip.com