Lajme

Policia ndërprenë dasmën në Istog, u përdorën edhe armë

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës njofton se të hënën kanë ndërprerë një dasmë në fshatin Caralluk e Istogut, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit, policia ka hasur në personin që se ka shtënë me armë, ndërsa  në vendngjarje janë konfiskuar:

“Një Armë (Pistoletë) e tipit Girsan 9x19mm, njëmbëdhjetë gëzhoja cal: 7.62mm, një (1) karikator i së njëjtës armë”, thuhet në komunikatën e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti shkon në procedurë te rregullt.

Organizatorit të ahengut iu është shqiptuar gjoba në shumë prej dyqind (200) euro, duke u bazuar ne ligjin anti covid.

Të pranishmit menjëherë janë larguar dhe ahengu është ndërprerë./SHQIP.com