Lajme

Policia ndalon tre persona të cilët ishin duke vjedhur në pyjet e Kamenicës

Tre persona janë ndaluar pasi në vijën kufitare në mes Republikës së Kosovë dhe Serbisë përkatësisht në fshatin Sfircë të komunës së Kamenicës ishin duke kryer veprën penale të vjedhjes së drunjve. 

Policët kanë konfiskuar një armë, një traktor si dhe disa metra dru.

“Është pranuar informata se në fshatin Sfircë në progres nga persona të panjohur është duke u kryer vepra penale ‘Prerje dhe vjedhje e drurëve teknik. Patrullat e Policisë Kufitare kanë reaguar dhe në vendin e ngjarjes, kanë ndaluar tre persona të dyshuar si dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 15 drurë teknik me diametër prej 60 cm trashësi, një revole M 57 pa leje , një karikator me 9 fishekë të kalibrit 9 mm, dhe një traktor. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim me Prokurorinë përkatëse, Agjencinë e Pylltarisë dhe Doganën e Kosovës, ku pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë. /Shqip.com