Lajme

Policia me aksion për rastin “Brezovica”, bastisjet në tri qytete

Ilustrim

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë zhvilluar një aksion si pjesë e hetimeve në rastin “Brezovica”.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Bahtiu.

Bahtiu tha se lokacionet e bastisura janë në Prishtinë, Ferizaj dhe Lipjan.

“Është duke u zhvilluar një aksion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. Lokacionet e bastisura janë në Prishtinë, Ferizaj dhe Lipjan nën dyshimin për vepra penale “Fajde” dhe “Shmangej nga tatimi në pronë”. Ky aksion ka rrjedh si pjesë e hetimeve në rastin “Brezovica”, tha Bahtiu.

Tutje, Bahtiu tha se ende nuk ka ndonjë të arrestuar.

/Shqip.com