Lajme

Policia malazeze sekuestron drogë dhe arreston një shtetas shqiptar 

Fotografi të policisë që tregojnë drogën e konfiskuar më 16 nëntor.
Fotografi të policisë që tregojnë drogën e konfiskuar më 16 nëntor.

Policia kufitare e Malit të Zi tha se ka parandaluar kontrabandën e 18 kilogramëve kokainë në vendkalimin Debeli Brijeg, në kufi me Kroacinë.

Sipas njoftimit, rreth një orë pas mesnatës së 16 nëntorit u arrestua shtetasi shqiptar A.H., 34 vjeç, që drejtonte një makinë të tipit BMW me targa franceze.

“Përmes kontrollit të detajuar të mjetit, në një bunker të prodhuar enkas, u gjetën dhe sekuestruan 18 pako me lëndë pluhuri të bardhë, e dyshuar si kokainë, me peshë totale rreth 18 kilogramë. Droga e sekuestruar do të jetë subjekt i një ekspertize në Qendrën e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze, raporton REL.

Aty shtohet se me urdhër të prokurorit të shtetit, A.H. u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

/Shqip.com