Lajme

Policia konfiskon qindra pajisje për mihje të kriptovalutave në Drenas

Ilustrim.

Policia e Kosovës, gjatë mesnatës së 9 janarit, e kishte ndaluar një veturë të dyshimtë për kontrabandë me mallra në Drenas.

Gjatë kontrollimit, policia ka gjetur pajisje për mihjen e kriptovalutave.

“Në automjet i dyshuari kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vetura me të gjitha pajisjet është sekuestruar dhe me trajtimin e rastit vazhdon Dogana e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Theksojmë se javën e shkuar, policia ka konfiskuar në Prishtinë 35 kartela grafike të cilat dyshohet se janë përdorur për prodhim të kriptovalutave.

“Pas marrjes së informatës për veprimtari të paligjshme të prodhimit të kriptovalutave, me njoftim të prokurorit dhe urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast janë gjetut 35 kartela grafike funksionale të cilat kanë qenë të kyçura në prodhim si dhe katër kartela të cilat kanë qenë jashtë funksionit”, thuhet në njoftim./Shqip.com